Kryeparlamentari Gashi merr pjesë në pritjen tradicionale “Bakllavaja e Bajramit”

Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, ka marrë pjesë në pritjen tradicionale “Bakllavaja e Bajramit”, e organizuar me rastin e festës së Fitër Bajrami nga Reisul Ulema i Bashkësia Fetare Islame e Maqedonisë së Veriut.

Në një njoftim publik, Gashi theksoi se pjesëmarrja në këtë pritje festive ishte një moment i veçantë që pasqyron vlerat e respektit dhe solidaritetit në shoqëri.

“Me rastin e Fitër Bajramit, me ftesë të Reisul Ulemas së Bashkësisë Fetare Islame, mora pjesë në pranimin tradicional ‘Bakllavaja e Bajramit’. Atmosfera festive dhe mikpritja e sinqertë e bënë këtë takim veçanërisht kuptimplotë. I urova festën, duke reflektuar vlerat e respektit të ndërsjellë dhe solidaritetit”, thuhet në njoftimin e tij.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button