VLEN: Fëmijët me Sindromën Down meritojnë mundësi, jo mëshirë

Në Ditën Ndërkombëtare të Personave me Sindromën Down, Zëvendëskryeministri i Parë Bekim Sali, realizoi vizitë në Shkollën Fillore me Qendrën Burimore “Idnina”, një institucion që çdo ditë dëshmon përkushtim, profesionalizëm dhe humanizëm në mbështetjen e fëmijëve me nevoja të veçanta.
Kjo vizitë përcolli një mesazh të qartë: përfshirja nuk është vetëm politikë, por vlerë njerëzore. Çdo buzëqeshje e këtyre fëmijëve, çdo hap i tyre drejt përparimit, është dëshmi e një force të jashtëzakonshme që meriton mbështetje, respekt dhe mundësi të barabarta.
VLEN thekson se ndërtimi i një shoqërie gjithëpërfshirëse nuk është zgjedhje, por detyrim. Fëmijët me Sindromën Down nuk kanë nevojë për mëshirë, por për hapësira reale zhvillimi, arsim cilësor dhe një shoqëri që i pranon dhe i mbështet pa paragjykime.
Përkushtimi institucional për të garantuar dinjitet, barazi dhe mundësi për çdo fëmijë mbetet prioritet i pandryshueshëm. Politikat që mbështesin familjet dhe fëmijët me nevoja të veçanta do të vazhdojnë të jenë në qendër të angazhimit tonë. Në këtë ditë të rëndësishme, VLEN bën thirrje që përfshirja, solidariteti dhe mirëkuptimi të mos mbeten vetëm simbolikë, por të jenë pjesë e përditshmërisë sonë si shoqëri.



