Vdes aktori legjendar i filmave aksion, Chuck Norris, në moshën 86-vjeçare

Ylli i filmave aksion dhe kampion i karatesë u bë i famshëm pas rolit me Bruce Lee në “The Way of the Dragon” dhe me serialin “Walker, Texas Ranger”.

Aktori i njohur i filmave aksion dhe ish-kampioni botëror i karatesë, Chuck Norris, ka ndërruar jetë në moshën 86-vjeçare.
Lajmi për vdekjen e tij u konfirmua nga familja përmes një postimi në rrjetet sociale, ku thuhej se ai ndërroi jetë të enjten, i rrethuar nga familjarët. “Ndërsa dëshirojmë të mbajmë private rrethanat, ju lutemi ta dini se ai ishte pranë familjes dhe në paqe,” thuhet në deklaratë.

Norris fitoi një sërë kampionatesh në karate në fund të viteve 1960, ndërsa miqësia e tij me legjendën e arteve marciale Bruce Lee i hapi rrugën drejt famës ndërkombëtare. Ai u bë i njohur për publikun e gjerë pas paraqitjes në filmin e vitit 1972 “The Way of the Dragon”.

Gjatë karrierës së tij, Norris luajti në një sërë filmash aksion me buxhet të ulët por të suksesshëm financiarisht, përfshirë “Invasion U.S.A.” dhe “The Delta Force”. Ai u bë gjithashtu një figurë e njohur në televizion me serialin e gjatë “Walker, Texas Ranger”.

Përveç karrierës artistike, Norris ishte i njohur edhe

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button