Trampi “po ia dridh” karrigen Bajdenit

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, ka reaguar pas fitores së paraardhësit të tij në Shtëpinë e Bardhë, Donald Trump, në një garë brenda partisë së tij të hënën, duke e quajtur “kryesues të qartë” në këtë pikë.

“Duket se Donald Trumpi porsa e fitoi Iowa-n. Ai është kryesuesi i qartë në anën tjetër në këtë pikë”- shkroi presidenti të hënën vonë në rrjetin X, raporton gazeta Nacionale.

“Por këtu është puna: këto zgjedhje gjithmonë do të ishin ju [publiku] dhe unë kundër republikanëve ekstremistë të MAGA-s [Make America Great Again]. Ishte e vërtetë dje dhe do të jetë e vërtetë nesër. Prandaj, nëse jeni me ne, bashkohuni tani”- shkroi më tej presidenti amerikan, duke e bashkëngjitur edhe vegëzen që të çon në uebfaqen për t’i dhënë donacione fushatës së tij.

Në uebfaqe janë disa shuma që mund t’i dhuroni – 10, 25, 46, 100, 250, 1.000 dhe 2.000 dollarë – ose ndonjë shifër specifike sipas dëshirës suaj.


Çka raportuam më herët?

Ish-presidenti amerikan, Donald Trump, e ka fituar garën e parë zgjedhore të vitit 2024 në ShBA, duke mposhtur me lehtësi disa kundërkandidatë republikanë në Iowa.

Agjencia “Associated Press” e shpalli shpejt të mbyllur garën, duke e deklaruar fitoren e Trumpit, përderisa ekipet ishin ende duke i numëruar votat. Kjo ishte shenjë se miliarderi kishte epërsi të madhe në garë, raporton gazeta “The Guardian”.

“Ne ishim vend i mrekullueshëm para tri ditëve dhe tani jemi vend në rënie”- tha ai, duke folur para përkrahësve, pasi rezultatet e konfirmuan fitoren e tij. Ai pastaj dha një varg premtimesh, të cilat do t’i përmbushte në rast të fitores në zgjedhjet presidenciale, përfshirë shtimin e nxjerrjes së naftës dhe imunitetin e plotë për policë.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button