Aliu: Vazhdojmë me digjitalizimin e sistemit shëndetësor

Ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu ka paralajmëruar se shërbimet mjekësore do të kalojnë në një sistem plotësisht digjital. Sipas tij, ky është një sistem modern dhe shumë efikas.
“Dokumentacioni mjekësor, referimet dhe recetat do të kalojnë në mënyrë digjitale — një hap drejt një sistemi më modern dhe efikas”, ka shkruar Aliu në Facebook.



