Të enjten dhe të premten shi, të shtunën borë dhe erë

Enti për Hidrometeorologji parashikon reshje shiu dhe rritje të temperaturave të enjten dhe të premten. Siç informon Enti, reshjet do të jenë me shi dhe të rastit, ndërsa do të fryjë erë e fortë jugore.
Nën ndikimin e valës së ftohtë dhe të lagësht vonë të premten dhe të shtunën, reshjet do të kalojnë në borë dhe do të fryjë erë e fortë veriore.
Sipas Hidrometeorologjisë , nesër do të mbajë mot me vranësira të pjesshme, paradite në pjesët perëndimore dhe veriore me reshje të dobëta lokale shiu, ndërsa në male dhe në vendet më të larta me borë të dobët.
Do të fryjë erë e dobët deri mesatare, ndërsa në drejtim të Povardarisë do të fryjë erë herë pas here e fortë veriore. Temperaturat do të lëvizin nga -3 deri në 9 gradë. Në Shkup do të mbajë mot me vranësira të pjesshme në mëngjes me reshje të dobëta shiu, do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtimi verior dhe temperaturë prej -2 deri në 5 gradë.



