Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, takon kryetarin e BBP-së së Turqisë, Mustafa Destixhi

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, ka zhvilluar sot një takim në Kuvend me Mustafa Destixhi, kryetarin e Partisë së Unitetit të Madh (BBP) të Republikës së Turqisë.
Gjatë takimit u diskutua për mundësitë e thellimit të bashkëpunimit parlamentar, forcimin e marrëdhënieve miqësore ndërmjet dy vendeve, si dhe për shkëmbimin e përvojave në fushën e proceseve demokratike dhe dialogut politik.
Bashkëbiseduesit theksuan se takime të tilla kontribuojnë në rritjen e mirëkuptimit të ndërsjellë dhe në forcimin e partneritetit ndërmjet institucioneve të dy vendeve.
Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, ritheksoi përkushtimin për zhvillimin e bashkëpunimit rajonal, ruajtjen e stabilitetit dhe avancimin e vlerave të përbashkëta evropiane.

