VLEN nderon Epopenë e UÇK-së në Prekaz

Liderët e koalicionit VLEN sot qëndruan në Prekaz, ku bënë homazhe në Kompleksin Memorial të komandantit legjendar Adem Jashari, në kuadër të shënimit të Epopesë së UÇK-së.

Me nderim dhe përulje, liderët e VLEN-it përkujtuan sakrificën e familjes Jashari dhe të gjithë dëshmorëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët me qëndresën dhe flijimin e tyre u bënë themel i lirisë dhe i shtetësisë së Kosovës.

Nga Prekazi, vendi që mishëron sakrificën, qëndresën dhe krenarinë kombëtare, u theksua se Epopeja e UÇK-së mbetet busull kombëtare që i rikujton çdo brezi se liria dhe dinjiteti i një populli nuk dhurohen, por fitohen me qëndresë dhe sakrificë.

Kujtesa për familjen Jashari dhe për të gjithë dëshmorët duhet të mbetet gjithmonë e gjallë në vetëdijen tonë të përditshme, si popull që e njeh çmimin e lirisë. Epopeja e UÇK-së, më 5, 6 dhe 7 mars të vitit 1998, mbetet pika e kthesës në rrugën e Kosovës drejt çlirimit dhe pavarësisë.

Prekazi është altar i lirisë shqiptare, ndërsa sakrifica e Jasharajve mbetet amanet i përhershëm për të ruajtur dinjitetin kombëtar, për të forcuar unitetin dhe për të mos lejuar kurrë të zbehet vlera e asaj sakrifice që e bëri Kosovën të lirë.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button