OKB: 100 mijë njerëz u larguan nga Teherani në dy ditët e para gjatë sulmeve

Kombet e Bashkuara thonë se rreth 100 mijë njerëz u larguan nga Teherani në dy ditët e para të sulmeve ajrore të SHBA-së dhe Izraelit ndaj Iranit.
“Në Iran, rreth 100,000 njerëz u larguan nga Teherani në dy ditët e para pas sulmeve”, tha UNHCR, agjencia e OKB-së për refugjatët.
“Raportet e fundit nuk tregojnë rritje të lëvizjeve ndërkufitare të lidhura me ngjarjet e fundit. Situata në pikën kufitare Islam Qala me Afganistanin mbetet e qëndrueshme pa u vërejtur ndryshime të rëndësishme”, thuhej në deklaratë.

Më herët, Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth, konfirmoi se një nëndetëse amerikane e fundosi një anije luftarake iraniane pranë brigjeve të Sri Lankës, ndërsa zyrtarë ushtarakë thanë se Irani po lëshon më pak raketa drejt objektivave në rajonin e Gjirit, për shkak të dobësimit të madh të kapaciteteve të tij për të vazhduar luftën.
Duke folur në një konferencë më 4 mars, Hegseth e quajti sulmin një “vdekje të heshtur”. Nga sulmi mbetën të vrarë të paktën 87 marinarë, ndërsa dhjetëra të tjerë u plagosën ose rezultojnë të zhdukur. Autoritetet e Sri Lankës thanë se 32 marinarë iranianë u shpëtuan.

Hegseth tha se Shtetet e Bashkuara kanë burime të mjaftueshme për ta vazhduar fushatën, e cila nisi më 28 shkurt paralelisht me sulmet e Izraelit, për aq kohë sa të jetë e nevojshme, duke thënë se Uashingtoni do të marrë “gjithë kohën që i duhet” për të siguruar fitoren.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button