Masakra e Reçakut, “Karadaku” nga Kumanova mori pjesë në marshin përkujtimor

Shoqata Bjeshkatare Alpiniste “Karadaku” me ftesë të shoqatës “Guri shtrenjt” mori pjesë në marshin në përkujtim të 25 vjetorit të Masakrës së Reçakut në të cilin aktivitet morën pjesë alpinist nga të gjitha trojet shqiptare.

Në këtë aktivitet u ecë një shteg në gjatësi prej 15 km, u vizituan monumente historike si dhe u bënë homazhe te varrezat e dëshmorëve nga lufta e lavdishme e UCK-së si dhe të masakruarve nga Masakra e Reçakut.

Porosia kryesore e këtij marshi ku morën pjesë mbi 300 alpinist ishte që Masakra e Reçakut kurrë të mos harrohet, pasi që masakrat e harruara kanë mundësi që të përsëriten.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button