Haqim Ramadani megjithatë mbetet në VLEN, ishte pjesë e mbledhjes ku u votua shkrirja e strukturave të LD-së

Në mbledhjen e sotme të Lëvizja Demokratike është vendosur njëzëri shkrirja e strukturave partiake, për t’i hapur rrugë krijimit të VLEN-it si subjekt i përbashkët politik.
Pjesë e këtij takimi ka qenë edhe ish-kandidati për Komunën e Bërvenicës, Haqim Ramadani. Prania e tij në këtë mbledhje merr një peshë të veçantë, duke pasur parasysh se pas zgjedhjeve lokale – ku ai nuk arriti të sigurojë fitore – në opinion ishte përfolur për një distancim të tij nga Lëvizja Demokratike dhe nga koalicioni VLEN, raporton Zyrtare.
Megjithatë, pjesëmarrja e Ramadanit në vendimmarrjen për një hap kaq të rëndësishëm politik tregon qartë se ai mbetet pjesë e VLEN-it dhe e procesit të konsolidimit të tij në një subjekt të vetëm politik. Ky zhvillim shihet si konfirmim i vazhdimësisë së angazhimit të tij brenda këtij formacioni politik. /zyrtare.net/



