Presidentja Osmani: Dashuria dhe zëri i popullit të Kosovës do të mbeten busulla ime në çdo hap

Mandati pesëvjeçar i Vjosa Osmanit skadon pasnesër, më 4 mars

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani tha sot se dashuria dhe zëri i qytetarëve të Kosovës do të mbeten busulla e saj në çdo hap, transmeton Anadolu.

Osmani postoi gjithashtu një video në rrjetin social të kompanisë X me seli në SHBA, ku tregon takimet e saj me qytetarët e Kosovës gjatë mandatit të saj.

“Besimi, dashuria dhe zëri i popullit të Kosovës më kanë udhëhequr në rrugën time dhe ata do të mbeten busulla ime në çdo hap përpara”, shkroi ajo.

Mandati pesëvjeçar i Vjosa Osmanit skadon pasnesër, më 4 mars.

Ajo ka shprehur publikisht ambicien e saj për të kandiduar për një mandat të dytë, por aktualisht nuk dihet nëse do të ketë 30 nënshkrimet e nevojshme nga deputetët për të kandiduar.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button