Azir Aliu: Latif Arifi do të jetë përfaqësues i ASH-së në VLEN

Ministri Azir Aliu, i cili tashmë përfaqëson njërin fraksion të Aleancës për Shqiptarët (ASH), deklaroi sot se legjitimiteti i grupit që ai përfaqëson buron nga deputetët e zgjedhur dhe se tashmë ata do të përfaqësojnë ASH-n brenda VLEN-it.
“Legjitimiteti ynë si grup janë deputetët. Në vazhdën e konsolidimit të ASH-së në VLEN, ASH vendosi që zëri i saj në VLEN të përfaqësohet nga deputetët tanë Mimoza Musa dhe Ilir Demiri. Ndërsa për koordinimin me kadrovikun e VLEN-it të jetë Latif Arifi.”, tha Aliu.
Aliu tha se së shpejti edhe 1 ose 2 deputet do ti bashkohen grupimit të tij.

