Presidenti Erdogan zhvillon diplomaci intensive për shkak të tensioneve që lidhen me Iranin

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan zhvilloi një sërë telefonatash me udhëheqësit e SHBA-së, Gjirit dhe Evropës pas sulmeve të nisura nga Izraeli dhe SHBA-ja kundër Iranit si dhe hakmarrjes pasuese të Iranit, tha të dielën Drejtoria e Komunikimeve Turke, transmeton Anadolu.

Erdogan foli me presidentin e SHBA-së, Donald Trump, duke diskutuar mbi situatën e fundit në Iran dhe rajonin e Gjirit si dhe zhvillimet e vazhdueshme.

Në një telefonatë me Emirin e Katarit, Sheikh Tamim bin Hamad Al Thani, Erdogan shprehu ngushëllime pas sulmeve ndaj Katarit dhe mori informacione mbi situatën në Katar.

Presidenti turk shprehu ngushëllimet e tij presidentit të Emirateve të Bashkuara Arabe, Sheikh Mohammed bin Zayed Al Nahyan dhe Princit të Kurorës Saudite, Mohammed bin Salman, për sulmet që shënjestruan vendet e tyre dhe diskutoi për situatën rajonale gjatë bisedimeve.

Në bisedën e tij me Princin e Kurorës Saudite, Mohammed bin Salman, Erdogan paralajmëroi se nëse nuk bëhet ndërhyrja e nevojshme, konflikti mund të ketë pasoja serioze rajonale dhe globale të sigurisë.

Ai theksoi se Turqia dhe Arabia Saudite kanë bërë përpjekje serioze për të zgjidhur mosmarrëveshjet përmes dialogut dhe se dhënia e një shansi diplomacisë mbetet rruga më racionale.

Erdogan foli gjithashtu me Emirin e Kuvajtit, Sheikh Meshal Al-Ahmad Al-Jaber Al-Sabah, duke shprehur keqardhjen e tij dhe duke i përcjellë “të shkuara” për sulmet ndaj Kuvajtit.

Gjatë telefonatës së tij me presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, Erdogan diskutoi për sulmet ndaj Iranit dhe konfliktin pasues, duke përsëritur se Ankaraja u bën thirrje të gjitha palëve të kthehen në diplomaci dhe negociata dhe se është e gatshme të mbështesë përpjekjet për paqe.

Ai nënvizoi rëndësinë e koordinimit të ngushtë midis Turqisë dhe BE-së gjatë procesit.

Fushata e përbashkët ushtarake SHBA-Izrael e nisur të shtunën ka vrarë disa zyrtarë të lartë iranianë, përfshirë udhëheqësin suprem, Ajatollah Ali Khamenei.

Teherani është hakmarrë me sulme me dronë dhe raketa që kanë shënjestruar vendet e Gjirit. Tre anëtarë të shërbimit amerikan janë vrarë dhe pesë të tjerë janë plagosur rëndë.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button