Daut Beqiri: Përuruam Rrugën 14, një investim konkret për qytetarët tanë

Kryetari i komunës së Haraçinës, Daut Beqiri, ka njoftuar se, së bashku me Zëvendës Ministren e Transportit dhe Lidhjes, znj. Kaltrina Zekolli Shaqiri, kanë përuruar Rrugën 14.
“Rekonstruimi i kësaj rruge është realizuar me gjatësi prej 1,020 metrash dhe gjerësi 5 metra, ndërsa në kuadër të projektit është ndërtuar edhe shteg për këmbësorë me gjatësi rreth 500 metra, duke përmirësuar ndjeshëm infrastrukturën dhe sigurinë e lëvizjes në këtë zonë.
Është ndërtuar gjithashtu edhe infrastruktura nëntokësore, përfshirë kanalizimin fekal dhe atë atmosferik, duke ofruar zgjidhje afatgjate për banorët.
Kostoja e projektit, e miratuar nga Ministria e Transportit, kap vlerën prej 9.757.196,00 denarë.
Një tjetër investim konkret në shërbim të qytetarëve tanë”, ka shkruar Beqiri.



