Deri në fund të muajit do të hyjnë në funksion dokumentet digjitale si letërnjoftimi dhe patentë shoferi

Deri në fund të këtij muaji qytetarët do të munden të përdorin letërnjoftimin dhe patentë shoferin në formë elektronike.

Ministria e Transformimit Digjital brenda 3 javësh pret vërejtjet e fundit nga Polonia ku aplikacioni është dërguar për testim.

Megjithatë, nëse letërnjoftimi apo patentë shoferi digjital do të pranohet për identifikim do të mbetet në vullnetin e institucioneve.
Ministri i Transformimit Digjital Stefan Andonovski u bën thirrje institucioneve që aplikacionin ta trajtojnë sikurse dokumentet.

“Qëllimi fillestar është të publikohet aplikacioni, pra ta kenë qytetarët e pastaj të fillojmë procesin e ndryshimit të rregulloreve dhe ligjeve nëse paraqitet nevoja për këtë. Unë si jurist mendoj se letër njoftimi si dokument personal duhet të trajtohet në mënyrë të barabartë qoftë si dokument fizik qoftë elektronik. Të shohim nëse institucionet janë të gatshme ti pranojnë me rregulloret ekzistuese e nëse nuk janë, të shohim ti ndryshojmë”, deklaroi Andonovski.

Dokumentet digjitale nuk do të largojnë nga përdorimi dokumentet fizike që të gjithë qytetarët i mbajnë me vete.
“Ne nuk do t’i bëjmë të detyrueshme dhe nuk do ti përjashtojmë dokumentet nga letra apo plastika siç janë letërnjoftimi apo patentë shoferi. Qytetarët që duan ti përdorin dokumentet tradicionale do të mund të përdorin fizikisht. Duam të punojmë me ato qytetarë apo kompani të cilat kanë nevojë më shpejtë të kryejnë shërbimet, më lehtë dhe në mënyrë më efikase e të cilët vetëm se janë mësuar të përdorin mjetet elektronike”, tha Andonovski.

Në muajin qershor të vitit të kaluar Kuvendi miratoi ligjet të cilat mundësojnë digjitalizim të shërbimeve për dhënie të dokumenteve personale dhe vërtetimeve nga organet shtetërore. /Alsat

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button