Prezantuesi iranian qau me dënesë teksa njoftoi vdekjen e Ali Khamenei
Një prezantues i televizionit shtetëror në Iran u duk se u përlot teksa njoftonte lajmin për vdekjen e udhëheqësit të lartë të vendit, Ayatollah Ali Khamenei.
Gjatë transmetimit, ai bëri një njoftim emocional, duke thënë:
“Zoti është i madh, Zoti është i madh. Me trishtim të thellë i bëhet e ditur popullit të Iranit se i madhi ayatollah Ali Khamenei, Udhëheqësi Suprem i Revolucionit Islamik, është vrarë si martir në një sulm të përbashkët, që sipas autoriteteve iraniane u krye nga Shtetet e Bashkuara dhe “regjimi cionist”.”
Deklarata emocionuese e prezantuesit erdhi ndërsa shteti iranian njoftonte lajmin e vdekjes së Khameneit, një figurë kyçe politike dhe fetare në vend.



