Rama: Ndryshimet në qeveri ishin të planifikuara, pjesë e një qasjeje të re

Kryeministri Edi Rama ka komentuar për herë të parë publikisht riformatimin e fundit të kabinetit, duke e cilësuar atë si pjesë të një “qasjeje të re” të shpallur që në fillim të mandatit të katërt.
Në podcastin e tij “Flasim”, Rama tha se ndryshimet nuk ishin të rastësishme, por të parapara në kuadër të një koncepti të ri organizimi dhe funksionimi të qeverisë, për të cilin kishte folur më herët edhe në Asamblenë Kombëtare të Partisë Socialiste.
“Ndryshimet në qeveri shkojnë në atë që unë e kam konsideruar një qasje të re, për të cilën kam folur qysh në fjalën drejtuar Asamblesë Kombëtare në krye të punëve të këtij mandati, duke bërë edhe krahasimin mes ndryshimeve në një skuadër Futbolli me ato në një skuadër Basketbolli. Ndryshimet ishin të parapara, por nëse rrethanat do të kishin qenë të ndryshme, nuk do të kishte ndryshuar për rezultatet e jashtëzakonshme në punë zv.kryeministrja dhe ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, e cila aktualisht në bazë të mbledhës së Grupit dhe planit të ri të kompozimit të qeverisë është ish-zv.kryeministrja”, tha mes të tjerash Rama.



