Izraeli thotë se mbi 30 objektiva në Iran janë goditur në një valë të re sulmesh

Forcat Ajrore izraelite njoftuan të dielën se kanë goditur më shumë se 30 objektiva në sulme në pjesën perëndimore dhe qendrore të Iranit.
“Dhjetëra avionë luftarakë të Forcave Ajrore, të udhëhequr nga Inteligjenca Ushtarake, realizuan pak çaste më parë një tjetër valë sulmesh për të goditur arsenalin e raketave balistike dhe sistemet e mbrojtjes ajrore të regjimit terrorist iranian në Iranin perëndimor dhe qendror”, thuhet në deklaratën e ushtrisë.
Izraeli shtoi se sulmet do të vazhdojnë ndaj instalimeve të mbrojtjes ajrore, bazave të raketave, shtabeve ushtarake dhe objektivave të tjera të “regjimit” në Iran.



