El Clasico/ Mbyllet pjesa e parë, Real Madrid 3-1 Barcelona: Vinicius me het-trik

Ka përfunduar pjesa e parë e finales së Superkupës së Spanjës, mes Real Madridit dhe Barcelonës.
“Los Blancos” kanë hyrë në pushimin mes pjesëve me dy gola epërsi, shkruan Gazeta Express.
45 minutat e parë u mbyllën me rezultatin 3:1.
Të tri golat për Real Madridin u shënuan nga Vinicius Jr (7′, 10′, 39′ penallti).
Golin e vetëm për Barçën e shënoi Robert Lewandowski (33′).
Finalja e Superkupës së Spanjës është duke u zhvilluar në “KSU Stadium”, në Riaydh të Arabisë Saudite.



