Provimi i jurisprudencës në gjuhën shqipe/ Sali: Kemi formuar një Grup Pune që intensivisht po punon në zgjidhjen e këtij problemi!

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri në Ministrinë për çështje evropiane, Bekim Sali, intervistën e radhës e ka dhënë për emisionin 1+1 në RTVM 2.
Sali i pyetur rreth provimit të jurisprudencës në gjuhën shqipe, ka nënvizuar se është themeluar një Grup Pune që në mënyrë intensive po punon në zgjidhjen e këtij problemi.
“Po, meqë kishim dilema në mënyrën e leximit të ligjeve. Dhe në momentin kur subjektiviteti futet përpara argumenteve mendoj se ekspertët e kanë fjalën e fundit. Kemi formuar një grup pune në të cilin janë të kyçur profesor universitar. Natyrisht, kemi dhënë edhe emër të duhur për të qenë pjesëtarë i cili e lexon ligjin ashtu si shkruan. Pres që ky grup të sjell vendim përfundimtar të cilin besoj se do ta respektojmë të dy palët. Grupi është mbledhur. Ka pasur takim, komunikim mes vete. Natyrisht, e kemi parasysh se e njëjta situatë po na përsëritet në shumë ligje. Në disa raste insistimi im ka qenë që nëse e hapim një ti hapim një pas një. Të gjitha të dyshimtat që na krijojnë probleme. Për arsye se ne sot ballafaqohemi me një problem të cilin e ka lënë struktura e kaluar politike. Mos t’ia lëmë edhe ne ndonjë strukture politike, po t’i zgjidhim, t’i definojmë këto çështje. Që të mos kthehemi gjithë kohës në temat e njëjta”, deklaroi Sali.



