Dje janë regjistruar gjithsej 526 kundërvajtje, për herë të parë nuk është regjistruar asnjë për kalim në semafor të kuq!

Për herë të parë që nga funksionimi i sistemit “Qyteti i Sigurt”, më 24.02.2026 nuk është regjistruar asnjë kundërvajtje për kalim në semafor të mbyllur – dritë e kuqe. Në zonat e qyteteve dhe në korridoret ku janë vendosur kamera, janë regjistruar gjithsej 526 kundërvajtje, prej të cilave 84 janë kryer nga drejtues që kanë drejtuar automjete me targa të huaja.
Për drejtim të automjetit me shpejtësi më të madhe se e lejuara janë regjistruar 504 kundërvajtje, ndërsa 22 për drejtim të automjetit me leje qarkullimi të skaduar. Gjithashtu, janë shqiptuar gjithsej 17 masa “ndalim për drejtim automjeti” – të gjitha për tejkalim të shpejtësisë së lejuar, prej të cilave 13 për shpejtësi mbi 80 km/orë në zonë të banuar dhe katër masa për tejkalim mbi 10 km/orë të kufizimit të përcaktuar për automjetin.
Brenda kufijve të tolerancës së lejuar për devijim të shpejtësisë së lëvizjes janë toleruar 3.336 drejtues automjetesh.



