Janevska: Koncepti i mësimit përmes punës, pjesë e arsimit të lartë

Pas rezultateve pozitive në shkollat e mesme, koncepti i mësimit përmes punës po bëhet pjesë edhe e arsimit të lartë. Ministrja e Arsimit, Vesna Janevska tha se fokusi do të jetë kryesisht te profesionet teknike. Sipas ndryshimeve të reja ligjore, studentët do të kenë mundësi jo vetëm për studime trevjeçare, por edhe për specializime të shkurtra dhe mastere profesionale në bashkëpunim me kompanitë.
“Përveç kësaj, parashikon studime të shkurtra për specializim në fusha të caktuara, ose më konkretisht në profesione të caktuara. Komuniteti i biznesit e kërkon këtë, duke mësuar nga rezultatet e shkëlqyera që ofrojnë arsimi i dyfishtë dhe të nxënit përmes punës, dhe me kërkesë të fakulteteve të caktuara, ne kemi vendosur për këtë, i cili ekziston në Bashkimin Evropian dhe që nuk ishte i disponueshëm në vendin tonë, presim që të japë rezultate të shkëlqyera”, deklaroi Vesna Janevska, ministre e Arsimit.
Përfaqësuesit e biznesit vlerësojnë se benefitet janë të shumta nga arsimi dual ndërsa kërkojnë rritjen e paraleleve në këto drejtime dhe uljen e atyre në gjimnaze.
“Menjëherë mund të shihen dallimet në cilësi nga të punësuarit e rinjë pavarësisht nëse janë pjesë e praktikës ose arsimit dual. Në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit të ulet numri I nxënësve të regjistruar në paralelet e gjimnazit dhe të rritet numri I nxënësve të regjistruar në drejtimet profesionale. Benefitin e kemi tashmë si kompani, benefite ka edhe shteti”, u shpreh një përfaqësuese e biznesit.
Numri i përgjithshëm i nxënësve në arsimin e mesëm për vitin shkollor 2025/2026 është 65,858, prej të cilëve 43,187 janë në arsimin profesional, dhe 21,640 në arsimin e mesëm të përgjithshëm. Deri më tani, rreth 700 kompani kanë nënshkruar memorandume bashkëpunimi me shkollat e mesme profesionale përkatësisht ato paraqiten si punëdhënës ku zbatohet arsimi dhe trajnimi praktik. Nga gjithsej 76 shkolla ku zbatohet arsimi profesional, në 67 shkolla të mesme janë formuar paralele duale.



