15-vjeçari kapet me pistoletë në një shkollë të mesme në Tetovë

Një 15-vjeçar nga Tetova është privuar nga liria pasi gjatë një kontrolli në një shkollë të mesme në qytet, policia ka gjetur dhe sekuestruar një pistoletë të markës “Zoraki 918-G”, të kalibrit 9 milimetra, si dhe një karikator.

Sipas njoftimit të Ministrisë së Punëve të Brendshme, ngjarja ka ndodhur më 13 nëntor, rreth orës 14:40. I mituri është ndaluar nga zyrtarët policorë të SPB-së Tetovë, në prani të njërit prej prindërve dhe pedagogut të shkollës.

“Personi i mitur është ndaluar në stacionin policor, ndërsa për rastin është njoftuar prokurori publik. Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të parashtrohet kallëzimi përkatës”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Punëve të Brendshme.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button