FFM dënon Vardarin për thirrjet raciste

Nga FFM njoftojnë se në seancë të jashtëzakonshme të Komisionit Disiplinor pranë Federatës së Futbollit të Maqedonisë, janë marrë vendimet, që për shkak të brohoritjeve nacionaliste në ndeshjen mes Vardarit dhe Bashkimit, Vardari të dënohet me 5000 euro gjobë dhe një ndeshje ta luajë pa publik.
“Për shkak të organizimit të dobët të ndeshjes KF VARDAR – KF BAShKIMI, brohoritjeve ofenduese dhe nacionaliste nga ana e grupit të tifozëve të FK Vardar dhe përdorimit të mjeteve piroteknike të ndaluara, klubi FK VARDAR dënohet me ndalim të pranisë së publikut në një ndeshje dhe me gjobë prej 5.000 eurosh. Komisioni Disiplinor konstatoi se vendimi i delegatit të ndeshjes për të dhënë paralajmërim për shkak të brohoritjeve nacionaliste është i drejtë, si dhe vendimi i gjyqtarit për ndërprerje të përkohshme të ndeshjes.”, thonë nga FFM.
Nga FFM njoftojnë se kanë hapur procedurë edhe ndaj delegatit në ndeshjen mes Shkëndisë së Haraçinës dhe Prespës.
“Komisioni Disiplinor hap procedurë ndaj delegatit të ndeshjes FK SHKËNDIJA Haraçinë – KF PRESPA për shkak të mosdorëzimit të fakteve të rëndësishme lidhur me situatën për vendosjen e flamurit shtetëror në stadium, si dhe për rrethana të tjera që lidhen me organizimin dhe zhvillimin e ndeshjes, përkatësisht praninë e personave jozyrtarë në fushë gjatë ndeshjes”, thonë nga FFM.



