Këshilli për Inovacione, Mickoski: Njohuria do të shndërrohet në inovacion

Me formimin e Këshillit për Inovacione, konfirmojmë përkushtimin tonë të fortë që Maqedonia të pozicionohet si vend i dijes, shkencës, kërkimit, inovacioneve dhe një ekonomie moderne e konkurruese – tha kryeministri Hristijan Mickoski.
Në seancën e parë të Këshillit u miratua Programi katërvjeçar për nxitjen e inovacioneve, zhvillimin shkencor-teknologjik dhe sipërmarrësinë. Ai krijon një kornizë mbështetëse – nga ideja e parë, përmes zhvillimit kërkimor dhe pilotimit, deri te komercializimi i plotë – tha kryeministri.

“Qëllimi ynë është i qartë – të krijojmë kushte ku njohuria do të shndërrohet në inovacion, inovacioni në produkt, ndërsa produkti në vende të reja pune dhe standard më të mirë jetese për qytetarët. Vetë struktura dhe përbërja e Këshillit, që bashkon ministritë dhe sektorët kyç, komunitetin akademik dhe ekspertët nga fusha të ndryshme, garanton një qasje të integruar dhe strategjike në marrjen e vendimeve. Ky organ do të sigurojë koordinim mes arsimit, shkencës, transformimit digjital dhe politikave ekonomike”, tha Hristijan Mickoski, Kryeministër.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button