Zv/kryeministri i Parë Bekim Sali në vizitë zyrtare në Ukrainë

Me datë 24 shkurt 2026, Zëvendëskryeministri i Parë i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Ministër për Çështje Evropiane, z. Bekim Sali, do të qëndrojë për vizitë zyrtare pune në Kiev, Ukrainë.
Gjatë vizitës, z. Sali do të marrë pjesë në ceremoninë përkujtimore për mbrojtësit e rënë të Ukrainës, si dhe do të zhvillojë takime të nivelit të lartë me përfaqësues të institucioneve ukrainase përgjegjëse për integrimin evropian dhe euroatlantik.
Vizita synon forcimin e bashkëpunimit bilateral ndërmjet dy vendeve, shkëmbimin e përvojave në procesin e integrimit evropian, si dhe shprehjen e mbështetjes së Republikës së Maqedonisë së Veriut për Ukrainën.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button