Zv/kryeministri i parë Bekim Sali: Iftari i vëllazërisë bashkon Dollnenin dhe Arnavutköy

Zv/kryeministri i parë Bekim Sali ka njoftuar se në komunën e Dollnenit në bashkëpunim me komunën e Arnavutköy është shtruar iftar.
“Iftari i vëllazërisë sonte na bashkoi në Komunën e Dollnenit, në bashkëpunim me Komunën e Arnavutköy në Stamboll.
Ramazani na bashkon, na mëson sakrificën duke na privuar nga ushqimi e pijet, që përmes durimit dhe përkushtimit të arrijmë kënaqësinë e Zotit.
Zoti na e pranoftë agjërimin, lutjet dhe veprat tona të mira”, ka shkruar zv/kryeministri i parë Bekim Sali



