Paga minimale/ Gashi: Është mirë të arrihet marrëveshje që të rriten pagat e qytetarëve!

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, ka dhënë një intervistë për emisionin Për dhe Kundër në TV Alfa.

Gashi ka folur edhe për rritjen e pages minimale. Gashi ka nënvizuar se deputetët kanë të drejtë që të flasin në atë temë, por edhe të zhvillohet dialog me të gjithë bartësit e proceseve në shtet për të gjetur një zgjidhje në dobi të qytetarëve.

“Absolutisht po. Ashtu si është procedura në Rregullore, kushdo që e propozon iniciativën për pagën minimale, ne i vendosim në rend dite. Bisedohet. Merret qëndrim politik. Tregohen qëndrimet dhe votohet. Pastaj qytetarët gjykojnë në bazë të asaj se cila parti politike cfarë qëndrimi do të marrë. Ndonjëherë mendojmë se ngritja e elementeve populistike mund të na rris rejtingun. Por, mendoj se duhet të bëhemi objektiv. Sidomos mendoj se kjo është obligim i institucioneve të cilat duhet të funksionojnë. Pa dallim prej cilës parti politike vijnë. Po, institucionet i udhëheqin përfaqësuesit politik. Por, në momentin kur udhëheqni institucion publik ju duhet që ta artikuloni interesin publik. Këtu mendoj për të gjithë qytetarët. Për këtë, mendoj se duhet që të bisedohet, mendoj institucionet. Tema është e hapur. Qeveria me sindikatat është duke biseduar. Punëdhënësit me sindikatat gjithashtu janë duke biseduar. është mirë që të gjejmë marrëveshje. Të rriten pagat e të gjithë qytetarëve. Absolutisht mendojmë se duhet të përmirësohet gjendja me zhvillimin ekonomik në shtet ”, deklaroi Gashi.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button