Korridori 8 prioritet strategjik, Sali: Punimet në terren po përshpejtohen

Zëvendëskryeministri i parë Bekim Sali ka inspektuar sot punimet në Korridorin 8, në segmentin Gostivar – Bukojçan, duke theksuar se projekti po ecën sipas planifikimit dhe me ritëm të përshpejtuar.

Sali bëri të ditur se inspektimi u realizua së bashku me Kryeministrin Hristijan Mickoski, Ushtruesen e Detyrës Ambasadore e Shtetet e Bashkuara të Amerikës në vend, Nicole Varnes, si dhe me funksionarë të lartë shtetërorë.

“Sot inspektuam punimet në Korridorin e 8-të, në segmentin Gostivar – Bukojçan, së bashku me Kryeministrin Hristijan Mickoski, Ushtruesen e Detyrës Ambasadore e Shtetet e Bashkuara të Amerikës në vend, Nicole Varnes, si dhe me funksionarë të lartë shtetërorë”, thuhet në njoftimin e tij.

Ai theksoi se dinamika e realizimit është në përputhje me afatet e parapara.

“Dinamika e punimeve po zhvillohet me ritëm të përshpejtuar, në përputhje me afatet e parapara, duke dëshmuar përkushtimin e përbashkët për realizimin sa më të shpejtë të këtij projekti strategjik për vendin dhe rajonin”, citohet Sali.

Korridori 8 konsiderohet një nga projektet më të rëndësishme infrastrukturore, me ndikim të drejtpërdrejtë në lidhjen rajonale dhe zhvillimin ekonomik.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button