Punëtori nga Shqipëria vdes në objektin e kompanisë ndërtimore në Tetovë

Policia ka njoftuar për një rast fatkeq të vdekjes së një punëtori ndërtimtarie me origjinë nga Shqipëria. Punëtori 43 vjeçar ishte raportuar se është gjetur i vdekur në objektin e kompanisë ku punonte, por nuk janë dhënë detaje nëse vdekja ka qenë e natyrshme. Trupi i të ndjerit është dërguar në obduksion për ekspertizë pas çka do të dalin shkaqet e vdekjes.

“Me datë 12.01.2024 në ora 19:05 në SPB Tetovë është raportuar se në f. Poroj, Tetovë, në objektin e një firme ndërtimore, është gjetur i vdekur A.N.(43) nga R. Shqipëria, i cili ka qenë punonjës në të njëjtën ndërmarrje. Vdekjen e ka konstatuar mjeku i Ndihmës së Shpejtë. Kontroll është kryer nga Prokurori Publik dhe një ekip inspektues nga SPB Tetovë. Trupi i pajetë i të ndjerit është dorëzuar për obduksion”, njofton policia.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button