Arsenal barazon 2-2 me Wolves në një ndeshje dramatike

Arsenal mori vetëm një pikë në udhëtim ndaj Wolverhampton Wanderers, në një ndeshje të tensionuar që përfundoi 2-2 në kuadër të xhiros së 31-të të Premier League.
Londinezët kaluan shpejt në epërsi, kur Bukayo Saka shënoi me kokë pas një krosimi të Declan Rice në minutën e 5-të.
Në pjesën e dytë, Arsenal dyfishoi epërsinë me Piero Hincapie, pas një goli që fillimisht u anulua, por më pas u konfirmua nga VAR për 2-0.
Megjithatë, Wolves reagoi. Në minutën e 61-të, Hugo Bueno shënoi për 2-1 pas një kombinimi të bukur me Santiago Bueno, duke e mbajtur ndeshjen të hapur.
Por, drama u intensifikua në minutën e 94-t, kur Riccardo Calafiori shënoi një autogol për të barazuar rezultatin në 2-2.
Ky barazim e mban Arsenalin me 58 pikë, ndërsa diferenca me Manchester City mbetet e vogël, duke bërë garën për titullin në Premier League edhe më të ngushtë.



