Debat publik në Universitetin “Nënë Tereza” për projektligjin për arsimin e lartë

Debati publik për propozimin e ligjit të ri për arsimin e lartë do të mbahet sot pasdite në Universitetin “Nënë Tereza” në Shkup, në prani të ministres së Arsimit dhe Shkencës Vesna Janevska.
Ky është një nga debatet në serinë e debateve që, sipas njoftimit të ministres, do të mbahen në universitetet në vend për të dëgjuar mendimin e profesorëve për ligjin e propozuar.
Ai është vendosur edhe në Regjistri Kombëtar i Rregulloreve (ENER) për propozime dhe sugjerime, ndërsa Ministria e Arsimit dhe Shkencës e Maqedonisë së Veriut ka hapur edhe adresa të veçanta elektronike ku të interesuarit mund të dërgojnë komente lidhur me këtë ligj dhe për projektligjin për cilësi në arsimin e lartë, i cili gjithashtu është në ENER.
Ministrja Janevska para tre ditësh paralajmëroi se MASH do të ketë takim me të gjithë profesorët që duan të marrin pjesë në debatin publik, ku do të diskutohen nenet kontestuese.



