Në disa lokacione në Shkup ranë drunj, Orce Gjorgievski: Ekipet janë në terren dhe reagojnë me kohë

Për shkak të erës së fuqishme dhe kushteve të pafavorshme të motit, në disa lokacione në qytet u regjistruan pemë të rrëzuara dhe të dëmtuara.
Kryetari i komunës Orce Gjorgievski njoftoi se shërbimet e qytetit menjëherë dolën në terren dhe po veprojnë me mobilizim të plotë, me qëllim largimin e rreziqeve dhe sigurimin e lëvizjes së sigurt për qytetarët.
“Po priten dhe pastrohen pemët e rrëzuara, po largohen degët e thyera dhe po normalizohet komunikacioni aty ku kishte bllokime. Prioritet për ne është siguria e qytetarëve dhe funksionimi i pandërprerë i qytetit”, tha Gjorgievski.
Ai u bëri apel të gjithëve për kujdes të shtuar gjatë kohës sa vazhdojnë aktivitetet në terren.



