Takim Sali–Abazi, në fokus nevojat e banorëve të Bogovinës

Zv/kryeministri i parë Bekim Sali ka njoftuar se sot ka realizuar një takim pune me kryetarin e komunës së Bogovinës, Feti Abazi.
”Sot realizova një takim pune me Kryetarin e Komunës së Bogovinës, Feti Abazi.
Biseduam hapur për gjendjen aktuale në komunë, për nevojat konkrete të banorëve, si dhe për sfidat me të cilat po përballen institucionet në nivel lokal. Qeveria do të jetë në koordinim të vazhdueshëm me komunën, me qëllim që projektet prioritare të marrin mbështetjen e nevojshme dhe të realizohen sa më shpejt në interes të banorëve”, ka shkruar zv/kryeministri i parë Bekim Sali.



