Alternativa mban mbledhje në Lagjen Dardani të Kumanovës

Sonte, në zyrat e Alternativës dega në Kumanovë, u mbajt mbledhja e rregullt e Kuvendit të Nëndegës së Lagjes Dardania!
“Prurjet e reja në periudhën e fundit, këtë nëndegë e kanë forcuar, duke i dhënë hapësirë kuadrove të reja profesionale, djem, vajza dhe të rinj të cilët duan që në mënyrë aktive të kontribuojnë për të mirën e përgjithshme.
Gjatë mbledhjes u diskutua edhe për zgjedhjet e fundit lokale si dhe për zhvillimet e fundit politike në nivel lokal dhe qëndror.
Kryetari i degë së Alternativës në Kumanovë, Orhan Kurtishi, falënderoi nëndegën e Lagjes Dardania për rezultatin e treguar në zgjedhjet e fundit lokale në kuadër të koalicionit VLEN.
Sekretari Organizativ i Alternativës, Bashkim Murtezi, ndërmjet tjerash, informoi edhe rreth zhvillimeve të fundit në nivel qëndror, duke përmendur prioritetin e VLEN-it drejtë shkrirjes si dhe pozicionin e Alternativës në këtë temë.
Përndryshe, Lagja Dardania është njëra prej lagjeve me peshë në qytetin e Kumanovës”, thuhet në njoftimin e Alternativës.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button