Zv/kryeministri Bekim Sali: Bekim Sali: Prioritet mbështetja për familjet e prekura nga përmbytjet

Zv/kryeministri i parë Bekim Sali, ka njoftuar se në mbledhjen e Shtabit me Menaxhim me Kriza, kanë shqyrtuar situatën e krijuar pas reshjeve intensive dhe vërshimeve që kanë prekur disa zona të vendit.
“Nga vlerësimet fillestare rezulton se mbi 30 shtëpi janë përfshirë nga uji, ndërsa ekipet kanë qenë në terren pa ndërprerje, duke ndërhyrë me prioritet dhe duke realizuar pastrimin e objekteve të prekura.
Kemi angazhuar të gjitha kapacitetet shtetërore dhe lokale në koordinim të plotë ndërinstitucional. Strukturat për mbrojtje dhe shpëtim, menaxhim me kriza, njësitë zjarrfikëse, ndërmarrjet publike dhe organet e sigurisë kanë vepruar me përkushtim maksimal për të menaxhuar situatën dhe për të minimizuar dëmet.
Në këtë fazë, prioritet i yni mbetet vlerësimi i plotë i dëmeve, mbështetja konkrete për familjet e prekura dhe ndërmarrja e masave parandaluese për të forcuar sistemin tonë të reagimit ndaj fatkeqësive natyrore.
Do të vazhdojmë të jemi transparentë dhe në komunikim të drejtpërdrejtë me banorët deri në tejkalimin e plotë të kësaj situate”, ka shkruar zv/kryeministri i parë Bekim Sali.



