Mickoski në Konferencën e Munihut: Na duhet e ardhme e parashikueshme dhe e merituar evropiane

Kryeministri Hristian Mickoski sot kumtoi se në Konferencën e Munihut të sigurisë mori pjesë në tyrezën e rrumbullakët “Derë e hapur apo fund i hapur? – Përmbushje e premtimeve për zgjerim të BE-së”, ku, siç theksoi, i prezantoi pozicionet e vendit për zgjerimin e Bashkimit Evropian.
Në kumtimin në profilin e tij në Facebook, Mickoski thekson se porosia, sipas tij, është e thjeshtë dhe se Maqedonisë dhe rajonit nuk i nevojitet një proces pa fund, por një e ardhme e parashikueshme dhe e merituar evropiane”.
Është koha, tha Mickoski, reforma dhe mundi i qytetarëve të Maqedonisë së Veriut të vlerësohen në mënyrën adekuate.
“Sot në Konferencën e Munihut të sigurisë mora pjesë në tryezën e rrumbullakët ‘Derë e hapur apo fund i hapur? – Përmbushje e premtimeve për zgjerim të BE-së’ ku qartë i prezantova pozicionet tona për zgjerimin e BE-së. Porosia ëshjtë e thjeshtë: Maqedonisë dhe rahinit nuk i nevojitet proces pa fund, por e ardhme e merituar dhe e parashikueshme evropiane. Ëashtë koha reformat dhe mundi i qytetarëve tnaë të vlerësohen në mënyrë adekuate”, tha ai.
Mickoski, dje, në ditën e dytë të Konferencës së 62-të të Munihut të sigurisë realizoi takim me presidentin ukrainas, Volodimir Zelenski, me Riçard Grenell, të dërguarin e posaçëm të presidentit të SHBA-së, Dinald Tramp për misione të posaçme, si dhe me kryeministrin holandez, Dik Shof, kreun për çështje globale dhe bashkë-kryesuesin e Institutit global Golldamn Saks Xhared Koen dhe me Tejt Dojç nga Komiteti amerikano-hebraik.



