Berisha: Qyteti i Shkupit është në dispozicion për ta menaxhuar situatën

Këshilltari i koalicionit VLEN në Qytetin e Shkupit, Zekerija Berisha, ka njoftuar se kanë dalë në terren për të ndihmuar banorët e rajonit të Sarajit, të cilët u përballën me vështirësi pas reshjeve të rrëmbyeshme të shiut.
“Reshjet e rrëmbyeshme kanë shkaktuar përmbytje në disa zona të Komunës së Sarajit dhe shumë familje po përballen me vështirësi.
Që nga mëngjesi, ekipet janë në terren dhe po punojnë për pastrimin e rrugëve e kanaleve dhe për t’u dalë në ndihmë banorëve. Në dispozicion kanë qenë edhe shërbimet e Qytetit të Shkupit, në koordinim me institucionet e tjera, për ta menaxhuar situatën sa më shpejt.
Ju lutem qytetarëve për kujdes të shtuar, të shmangin zonat e rrezikuara dhe të ndjekin udhëzimet e autoriteteve.
Në këto momente më e rëndësishmja është siguria e njerëzve. Do të vazhdojmë të jemi pranë çdo familjeje që ka nevojë”, ka shkruar Berisha.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button