Aksion i gjerë policor në Tetovë dhe Gostivar: Arrestohen 7 persona dhe konfiskohen 7 mjete motorike

Më 13.02.2026, në orën 21:30, në rrugën rajonale Tetovë-Jazhincë, në fshatin Leshkë, zyrtarë policorë nga Stacioni Policor i Tearcës kanë privuar nga liria personin M.N. (18) nga Tetova. Gjatë kontrollit në trafikun rrugor, zyrtarët policorë kanë ndaluar automjetin e udhëtarëve „Seat Cordoba“ pa targa regjistrimi, të cilin ai e drejtonte dhe pas marrjes së masave u konstatua se e drejtonte mjetin pa dhënë provimin për patentë shofer. Me urdhër të prokurorit publik, personi është mbajtur në stacionin policor, ndërsa automjeti është konfiskuar.
……..
Më 13.02.2026, në orën 22:00, në rrugën „Zhivko Brajkovski“ në Gostivar, zyrtarë policorë nga DPB Gostivar kanë privuar nga liria personin Z.B. (27) nga lagjja Mllaki, Gostivar. Gjatë kontrollit në trafikun rrugor, zyrtarët policorë kanë ndaluar automjetin e udhëtarëve „BMW“ me targa të Gostivarit, të cilin ai e drejtonte dhe pas marrjes së masave u konstatua se e drejtonte mjetin edhe pse kishte ndalesë aktive për drejtimin e mjetit motorik. Z.B. është privuar nga liria, ndërsa automjeti është konfiskuar.
…….
Më 13.02.2026, në orën 14:30, në rrugën „Ilinden“ në Gostivar, zyrtarë policorë nga DPB Gostivar kanë privuar nga liria S.M. (29) nga fshati Çegran i Gostivarit. Gjatë kontrollit në trafikun rrugor, zyrtarët policorë kanë ndaluar automjetin e udhëtarëve „Golf“ me targa të Gostivarit, të cilin ai e drejtonte dhe pas marrjes së masave u konstatua se e drejtonte mjetin pa dhënë provimin për patentë shofer. Me urdhër të prokurorit publik, personi është mbajtur në stacionin policor të Gostivarit, ndërsa automjeti është konfiskuar.
……
Më 13.02.2026, në orën 23:45, në rrugën rajonale Tetovë-Shkup, zyrtarë policorë nga SPB Tetovë kanë privuar nga liria personin A.A. (28) nga fshati Llarcë, Tetovë. Gjatë kontrollit në trafikun rrugor, zyrtarët policorë kanë ndaluar automjetin e udhëtarëve „Audi“ me targa të Tetovës, të cilin ai e drejtonte dhe pas marrjes së masave u konstatua se e drejtonte mjetin pa dhënë provimin për patentë shofer. Me urdhër të prokurorit publik, personi është mbajtur në SPB Tetovë, ndërsa automjeti është konfiskuar.
……
Më 13.02.2026, në orën 22:40, në rrugën „Beliçica“ në Gostivar, zyrtarë policorë nga DPB Gostivar kanë privuar nga liria S.B. (29) nga lagjja Fazaneria, Gostivar. Gjatë kontrollit në trafikun rrugor, zyrtarët policorë kanë ndaluar automjetin e udhëtarëve „Mazda“ me targa të Gostivarit, të cilin ai e drejtonte dhe pas marrjes së masave u konstatua se e drejtonte mjetin pa dhënë provimin për patentë shofer. Me urdhër të prokurorit publik, personi është mbajtur në DPB Gostivar, ndërsa automjeti është konfiskuar.
…….
Më 13.02.2026, në orën 22:00, në rrugën „Vëllezërit Gjinovski“ në Gostivar, zyrtarë policorë nga DPB Gostivar kanë privuar nga liria E.Z. (24) nga Gostivari. Gjatë kontrollit në trafikun rrugor, zyrtarët policorë kanë ndaluar automjetin e udhëtarëve „Subaru“ me targa të Gostivarit, të cilin ai e drejtonte dhe pas marrjes së masave u konstatua se e drejtonte mjetin pa dhënë provimin për patentë shofer. Me urdhër të prokurorit publik, personi është mbajtur në DPB Gostivar, ndërsa automjeti është konfiskuar.
…….
Më 13.02.2026, në orën 22:50, në rrugën „Zhivko Brajkovski“ në Gostivar, zyrtarë policorë nga DPB Gostivar kanë privuar nga liria një të mitur 15-vjeçar nga Zvicra. Paraprakisht, ai me një motoçikletë „Aprilia“, të cilin e drejtonte, ka goditur një zyrtar policor. Pas marrjes së masave, ai është privuar nga liria dhe u konstatua se e drejtonte motoçikletën pa dhënë provimin për patentë shofer. Me urdhër të prokurorit publik, i mituri është mbajtur në stacionin policor, ndërsa motoçikleta është konfiskuar.
Pas dokumentimit të plotë të rasteve, ndaj tyre do të paraqiten kallëzimet përkatëse.



