Zelensky: SHBA-të shpesh kërkojnë lëshime nga Ukraina, jo nga Rusia

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha të shtunën se shpresonte që bisedimet e paqes të ndërmjetësuara nga SHBA-të javën e ardhshme në Gjenevë të ishin serioze dhe thelbësore, por shprehu shqetësime se Ukrainës po i kërkoheshin lëshime “shumë shpesh”.

“Shpresojmë vërtet që takimet trepalëshe të javës së ardhshme të jenë serioze, thelbësore dhe të dobishme për të gjithë ne, por sinqerisht ndonjëherë duket sikur palët po flasin për gjëra krejtësisht të ndryshme”, theksoi Zelensky në një fjalim në Konferencën e Sigurisë në Mynih.

“Amerikanët shpesh i rikthehen çështjes së koncesioneve dhe shumë shpesh këto koncesione diskutohen vetëm në kontekstin e Ukrainës dhe jo të Rusisë”, shtoi ai.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button