Pamje e reduktuar për shkak të mjegullës në Pletvar dhe Strazhë

Qarkullimi në rrugët shtetërore zhvillohet në kushte dimërore, kryesisht mbi rrugë të lagështa, njofton LAMM.

Pamje e reduktuar për shkak të mjegullës deri në 50 metra ka në qafën malore Pletvar, ndërsa deri në 80 metra në qafën malore Strazhë.

Intensiteti i trafikut në akset rrugore jashtë zonave urbane është mesatar. Në pikat kufitare nga ana maqedonase nuk ka pritje më të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti.

LAMM rekomandon shpejtësi të përshtatur të lëvizjes, respektim të sinjalistikës rrugore dhe drejtim të kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët që kalojnë nëpër lugina, gryka lumenjsh dhe kanione, ku ekziston mundësia e rrëshqitjeve të gurëve. Kjo vlen veçanërisht për segmentet Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button