OKB-ja bën thirrje për t’i dhënë fund sulmeve ndaj anijeve në Detin e Kuq

Kombet e Bashkuara bënë thirrje sonte për t’i dhënë fund sulmeve ndaj anijeve në Detin e Kuq. Por një tjetër raketë qëlloi në një anije në jug të Jemenit.

Sipas britanikëve, Huthët gabimisht shënjestroi një cisternë që transportonte naftë ruse, duke menduar se anija ishte e lidhur me Britaninë.

Shtetet e Bashkuara thonë se “nuk janë të interesuara për luftë me Jemenin”, por nuk do të hezitojnë të përdorin forcë shtesë për të ndaluar sulmet e Huthëve në Detin e Kuq.

Pasi ushtritë amerikane dhe britanike bombarduan më shumë se dhjetë vende të përdorura nga Huthët të mbështetur nga Irani në Jemen, mijëra njerëz dolën në protesta masive. Pasi Italia, Franca dhe Spanja refuzuan të merrnin pjesë në sulmet ndaj Huthëve, kryeministri britanik Rishi Sunak megjithatë i vlerësoi sulmet si “të nevojshme” dhe “proporcionale”.

“Indikacionet fillestare janë se sulmet kanë qenë të suksesshme, ne do të vazhdojmë të monitorojmë situatën, por është e qartë se kjo sjellje nuk mund të mbetet pa përgjigje. Ne duhet të dërgojmë një sinjal të fortë se kjo shkelje e ligjit ndërkombëtar është e gabuar”, deklaroi  Rishi Sunak, kryeministër i Britanisë së Madhe.

Presidenti amerikan Xho Bajden thotë se veprimi do të mbrojë rrjedhën e lirë të tregtisë ndërkombëtare. Ndersa  e para e diplomacisë gjermane me një mesazh – Huthët janë përgjegjës për sulmet në anijen civile.

“Huthët rrezikojnë në mënyrë të pamatur jetë njerëzore me sulmet e tyre. Ato kontribuojnë në destabilizimin e situatës tashmë të tensionuar rajonale. Huthët mbajnë përgjegjësi për pasojat e veprimeve të tyre, sulmet në anijen civile. Ata duhet t’i ndalin menjëherë këto sulme”, ka deklaruar  Analena Baerbock, Ministre e Jashtme gjermane.

Shtëpia e Bardhë është e mendimit se Shtetet e Bashkuara duan të shmangin një konflikt me Iranin. Por dënimi i veprimit ushtarak erdhi nga Irani, Rusia dhe Turqia, me Erdoganin që e quajti atë “disproporcional”.

Duke brohoritur “Vdekje Amerikës, Vdekje Britanisë”, adhuruesit në Teheran, Iran mbajtën protesta në mbështetje të Huthëve pas lutjeve të së premtes dhe u bënë thirrje vendeve të Gjirit që të ndjekin ngritjen e Jemenit për të mbrojtur Palestinën.

Këto sulme janë akte agresioni. Ata nuk kanë të drejtë të marrin një vendim vetë për të sulmuar një vend që mbështet një vend tjetër të shtypur si Palestina. Ata po luftojnë kot – ka deklaruar një protestues në Teheran.

Sot, Jemeni është ngritur për të mbrojtur Palestinën. Unë mendoj se vendet e Gjirit Persik dhe vendet arabe duhet të zgjohen dhe të ndjekin Jemenin për t’u ngritur kundër shtypësve dhe uzurpatorëve – Jaser Abbasi, protestues në Teheran.

 

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button