Fillon protesta e LSM-së para Kuvendit, kërkohet rritja e pagës minimale

Punëtorët e udhëhequr nga LSM filluan protestën para Kuvendi, duke bllokuar të dy hyrjet për në Kuvend dhe duke i detyruar deputetët të kalonin pranë tyre. Siç ishte njoftuar më parë, rrugët “Dame Gruev” dhe “11 Oktomvri” pranë objektit të Kuvendit janë të bllokuara.
Ata kërkojnë paga më të larta dhe nëse kërkesat e tyre nuk plotësohen, LSM ka paralajmëruar bllokada. Të parët në listën e bllokadave janë deputetët e Kuvendit, të cilët sipas tyre janë të shurdhër ndaj kërkesave të punëtorëve dhe rritjes së pagës minimale.
“Deputetët do të jenë të parët që do të përballen me zemërimin e punëtorëve dhe, nëpërmjet BLLOKADËS, do ta bëjmë të pamundur që ata të ngarkojnë shpenzime udhëtimi që tejkalojnë 100 euro në ditë, të vijnë në këmbë ose me transport publik në mënyrën se si shkojnë punëtorët në punë”, thonë nga LSM-ja.
Nga atje njoftuan se bllokadat do të vazhdojnë më 12 shkurt. Të enjten do të bllokojnë punëdhënësit e Odës Ekonomike, Lidhjes së Odave Ekonomike dhe Organizatën e Punëdhënësve – që do të bllokojnë rrugët, ndërsa më 17 shkurt, të martën e ardhshme, Qeverinë.



