Zv/kryeministri i parë Bekim Sali: Integrimi gradual në tregun e BE-së tashmë po sjell përfitime konkrete

Zv/kryeministri i parë, Bekim Sali, ka njoftuar se në mbledhjen e Komitetit të Stabilizim-Asociimit (KSA) kanë rikonfirmuar përkushtimin për përparim të qëndrueshëm në rrugën evropiane.

“Në mbledhjen e Komitetit të Stabilizim-Asociimit (KSA), rikonfirmuam përkushtimin tonë për përparim të qëndrueshëm në rrugën evropiane.

Integrimi gradual në Tregun e Përbashkët të BE-së tashmë po sjell përfitime konkrete për qytetarët dhe bizneset tona. Nisma si SEPA, WiFi4WB, si dhe projektet e ardhshme në fushën e roaming-ut dhe konformitetit industrial, po ndihmojnë në uljen e kostove, përmirësimin e lidhjes dhe hapjen e mundësive të reja për kompanitë dhe të rinjtë.

Këta hapa tregojnë se integrimi evropian nuk është vetëm një qëllim politik afatgjatë, por një proces që tashmë sjell rezultate të prekshme në jetën e përditshme”, ka shkruar zv/kryeministri i parë Bekim Sali.

 

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button