MPB: Mbi 50 mijë qytetarë kanë të paktën një ndalesë për të drejtuar makinën

Ministria e Punëve të Brendshme tashmë ka statistika me shkelësit më ekstremë të rregullave në trafik. Vetëm në 4 vitet e fundit 55. 405 shoferëve u janë shqiptuar të paktën nga 1 ndalesë për drejtim të automjetit, prej tyre 677 shoferë kanë nga 4 ndalesa, 291 shoferë kanë nga 5 ndalesa, ndërsa dy shoferë kanë madje deri në 40 ndalesa për drejtim të automjetit për shkak të shkeljeve në trafik.
“Numri i qytetarëve që kanë vendim gjyqësorë për ndalesë për drejtimin e automjetit është 1.863. Me katër ndalesa janë 677 qytetarë, me pesë ndalesa janë 291 ndërsa dy janë me nga 40 ndalesa”, tha Goce Andreevski, MPB.
Për shumicën prej këtyre personave sipas ligjit të ri për kundërvajtje në trafik, parashikohet ndalesë të vlefshmërisë së lejes së vozitjes. Në nenin 4 paragrafin 4 të këtij ligji, ky sanksion vijon nëse brenda 4 vitesh shoferët akumulojnë të paktën 3 ndalesa për drejtim të automjetit.
Neni 4 paragrafi 5
“Gjykata do të shqiptojë sanksion ndalesë të vlefshmërisë së patentës së shoferit për shkeljen e bërë në trafik për të cilën është paraparë sanksion ndalesë për drejtimin e automjetit, nëse shoferi në katër vitet e fundit ka së paku 3 sanksione kundërvajtëse të plotfuqishme- ndalesë për drejtim të automjetit të të njëjtës kategori. Llogaritet nga dita e vendimit të plotfuqishëm për sanksionin e parë kundërvajtës.”
*Gjykata shqipton ndalesë së vlefshmërinë e patentës nëse janë bërë 3 ndalesa për drejtim brenda 4 vitesh
Këta shkelës janë tashmë të evidentuar në sistem, dhe në momentin që do ta dalin në trafik në mënyrë automatike do të detektohen nga sistemi inteligjent “Safe City” . Për të gjithë këta persona ka dosje me numra referent, por mbetet e paqartë nëse të njëjtat do të interpretohen direkt si padi penale, nëse shkojnë te policia e qarkullimit rrugorë apo direkt në stacionin policor ku kapen e ku rrjedhimisht hapet lëndë nga prokurori. Alsat.mk)



