Gashi: Maqedonia e Veriut, aleate e përgjegjshme e NATO-s dhe partnere e besueshme e SHBA-së

Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi në Uashington, është adresuar në Forumin e Sigurisë, një ngjarje e rëndësishme, në të cilën morën pjesë liderë botëror dhe përfaqësues të Kongresit Amerikan, kushtuar sigurisë dhe bashkëpunimit transatlantik.
Gashi ka thënë se ka theksuar rolin e NATO-s si garanci e paqes dhe rëndësinë e unitetit në kohë pasigurie globale.
Ai ka riafirmuar qëndrimin se Maqedonia e Veriut mbetet një aleate e përgjegjshme dhe një partnere e besueshme e Shteteve të Bashkuara, e përkushtuar ndaj vlerave demokratike dhe stabilitetit në Ballkan.
Ja dhe fjalimi i tij i plotë:
“Të nderuar Shkëlqesi, të nderuar kolegë, zonja dhe zotërinjë,
Është një nder të flas para jush në emër të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, me përgjegjësi për të ardhmen e sigurisë sonë të përbashkët.
Angazhimi i vendit tonë ndaj NATO-s është i fortë, i udhëhequr nga bindja se asnjë komb nuk mund të sigurojë veten I vetëm. Maqedonia e Veriut kontribuon me disiplinë, qëndron pranë aleatëve të saj, i përmbush angazhimet dhe demonstron partneritet përmes veprave.
Në një kohë me pasiguri globale, bashkëpunimi brenda NATO-s është më I rëndësishëm se kurrë, veçanërisht për vende si yni, në zemër të Ballkanit. Forcimi i institucioneve, investimi në mbrojtje dhe ndërveprimi i përbashkët janë të domosdoshme për qëndrueshmërinë tonë kolektive.
Ne qëndrojmë si një aleat besnik i NATO-s dhe një partner i qëndrueshëm i Shteteve të Bashkuara. Siç tha njëherë Presidenti John F. Kennedy: “Ne premtojmë besnikëri miqëve besnik. Sepse të bashkuar, ka pak gjëra që nuk mund të bëjmë; të ndarë, ka pak gjëra që mund të bëjmë.” Dhe dekada më vonë, Presidenti George Ë. Bush afirmon këtë princip bipartizan, duke na kujtuar se “për të ripërtirië unitetin tonë, na duhet vetëm të kujtojmë vlerat tona.”
Në të njëjtin frymë, Maqedonia e Veriut zgjedh përgjegjësinë mbi hezitimin dhe unitetin mbi ndarjen. Ky është premtimi ynë ndaj vlerave tona të përbashkëta, sigurisë tonë të përbashkët dhe një Aleance Transatlantike të fortë.
Ju faleminderit!”



