Arrestohen dy persona në Shkup dhe Kumanovë dhe u konfiskohen veturat, dejtonin automjetet pa patent shofer

Janë privuar nga liria shoferë nga Shkupi dhe Kumanova për shkak se drejtonin automjete pa e pasur të dhënë provimin e vozitjes. Gjithashtu, atyre u janë konfiskuar automjetet.

Siç informojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme (MPB), dje (03.02.2026) rreth orës 12:40, në Kumanovë–fshati Likovë, zyrtarë policorë nga Njësia Mobile për Siguri në Komunikacionin Rrugor pranë Sektorit për Çështje të Komunikacionit, e kanë privuar nga liria Sh.A. (31) nga Kumanova. Gjatë një kontrolli në komunikacion, zyrtarët policorë kanë ndaluar një automjet pasagjerësh të tipit “Golf” me targa të Kumanovës dhe kanë konstatuar se personi drejtonte automjetin pa patent shofer. Sh.A. është mbajtur në stacion policor, ndërsa automjeti i është konfiskuar.

Po ashtu, dje rreth orës 13:00, në rrugën “Justiniani i Parë” në Shkup, zyrtarë policorë nga Njësia Mobile për Siguri në Komunikacionin Rrugor pranë Sektorit për Çështje të Komunikacionit, e kanë privuar nga liria I.Xh. (20) nga Shkupi. Gjatë kontrollit në komunikacion, zyrtarët policorë kanë ndaluar një automjet pasagjerësh të tipit “Opel” me targa të Shkupit dhe kanë konstatuar se personi e drejtonte automjetin pa leje të vozitjes për kategorinë B. Personi I.Xh. është mbajtur në stacion policor, ndërsa automjeti i është konfiskuar.

Pas dokumentimit të rasteve, do të parashtrohen kallëzime përkatëse penale sipas nenit 297-a të Kodit Penal, bëjnë të ditur nga MPB.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button