Sali në Bruksel, takim zyrtar me me Drejtorin e Përgjithshëm për Zgjerim të Bashkimit Evropian, Gert Jan Koopman

Zv/kryeministri i parë Bekim Sali ka zhvilluar një takim zyrtar në Bruksel me Drejtorin e Përgjithshëm për Zgjerim të Bashkimit Evropian, Gert Jan Koopman, ku në fokus ishte progresi i arritur në kuadër të Agjendës së Reformave dhe Planit të Rritjes.

“Në Bruksel zhvillova takim zyrtar me Drejtorin e Përgjithshëm për Zgjerim të BE-së, Gert Jan Koopman, ku diskutuam mbi progresin e arritur në kuadër të Agjendës së Reformave dhe Planit të Rritjes”, ka deklaruar Sali.

Ai theksoi se reformat po reflektohen në përfitime konkrete për qytetarët dhe sektorin e biznesit, veçanërisht përmes avancimit të iniciativave digjitale dhe integrimit financiar evropian.

“Theksuam përfitimet konkrete për qytetarët dhe komunitetin e biznesit, përfshirë avancimin e iniciativave digjitale si WiFi4WB dhe anëtarësimin në Zonën e Vetme Evropiane të Pagesave (SEPA)”, u shpreh zv/kryeministri i parë.

Gjatë takimit u diskutua edhe për çështje të rëndësishme financiare dhe teknike që lidhen me procesin e integrimit evropian.

“Diskutuam gjithashtu mbi kërkesën për lirimin e fondeve dhe ecurinë e zbatimit të udhërrëfyesve reformues, si dhe sfidat aktuale lidhur me sistemet e hyrje-daljes dhe politikat tregtare të BE-së”, tha Sali.

Në fund, ai riafirmoi përkushtimin e Qeverisë për bashkëpunim të ngushtë institucional në funksion të realizimit të objektivave strategjike.

“Riafirmova rëndësinë e bashkëpunimit të vazhdueshëm dhe koordinimit efektiv ndërinstitucional për të realizuar me sukses objektivat tona drejt integrimit evropian”, përfundoi zv/kryeministri i parë Bekim Sali.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button