Kasami dhe Mickoski promovojnë renovimin e Gjimnazit “Kiril Pejçinoviq” në Tetovë

Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, së bashku me Kryeministrin Hristijan Mickoski, sot promovuan renovimin e shkollës së mesme Gjimnazi “Kiril Pejçinoviq”, një projekt që synon përmirësimin e kushteve arsimore për nxënësit dhe stafin pedagogjik.

Sipas Kasamit, ky investim është rezultat i bashkëpunimit të vazhdueshëm ndërmjet pushtetit lokal dhe atij qendror.

“Ky projekt është rezultat i bashkëpunimit të vazhdueshëm mes Komunës së Tetovës dhe pushtetit qendror dhe përfaqëson një investim të rëndësishëm në përmirësimin e infrastrukturës arsimore dhe krijimin e kushteve më të mira për nxënësit dhe kuadrin arsimor”, theksoi Kasami.

Ai bëri të ditur se gjatë vizitës është inspektuar edhe salla e vjetër e shkollës, e cila pritet të marrë një funksion të ri.

“Inspektuam punimet te salla e vjetër e shkollës, e cila shumë shpejt do të shndërrohet në amfiteatër dhe bibliotekë të re”, u shpreh kryetari i Tetovës.

Kasami uroi që investimet të shërbejnë për të mirën e komunitetit arsimor, duke ritheksuar angazhimin e institucionit që ai drejton.

“E gëzofshin nxënësit dhe stafi arsimor! Puna jonë për ndërtimin dhe zhvillimin e Tetovës vazhdon”, përfundoi Kasami.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button